• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 27, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
4 amerikanë të tjerë evakuohen nga Afganistani

4 amerikanë të tjerë evakuohen nga Afganistani

by albnews
6 September, 2021
in Bota
0
6
VIEWS

Katër amerikanë të tjerë arritën të largohen nga Afganistani përmes një rruge tokësore me lejen e talebanëve që kanë vendin nën kontroll, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të hënën.

Edhe pse kryengritësit talebanë, të cilët tani kontrollojnë Afganistanin, kanë bllokuar fluturimet ajrore që transportojnë shtetas amerikanë si dhe afganë që duan të largohen nga vendi, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se talebanët nuk penguan kalimin e katër amerikanëve dhe ishin në dijeni të nisjes së tyre.

Zyrtari e njoftoi këtë fakt pak para se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të mbërrinte në Doha për të falenderuar zyrtarët e Katarit për ndihmën që dhanë si pikë e parë transiti për mijëra amerikanë dhe afganë, të cilët u larguan nga Kabuli në fund të gushtit.

“Ne kemi mundësuar largimin e sigurt të katër amerikanëve përmes rrugës tokësore,” tha zyrtari, pasi individët u pritën nga personeli i ambasadës kur kaluan kufirin afgan.

Por zyrtari nuk tha se në cilin vend kaluan ata në evakuimin e parë tokësor të organizuar nga Departamenti i Shtetit. Afganistani ka në kufi Iranin, Turkmenistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Pakistanin.

Pas ndalesës në Katar, Sekretari Blinken shkon në Gjermani për bisedime me aleatë të rëndësishëm amerikanë mbi përmbylljen javën e kaluar të luftës gati dy-dekadëshe të SHBA në Afganistan.

“Rrugës për në Doha të Katarit dhe Ramshtaj të Gjermanisë, ku do të kem mundësinë të falënderoj personalisht miqtë tanë nga Katari dhe Gjermania për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurt qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistani,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari ishte një qendër kryesore për transportin masiv të amerikanëve nga Kabuli; ai shërbeu po ashtu si një pikë e parë zbarkimi për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmesën e tyre në evakuimet nga Afganistani. Ndalimet e tij përfshijnë Katarin, Bahrenin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

“Jam nisur drejt Gjirit Persik për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen ndaj përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED REFUGE” nuk do të kishte qenë i mundur pa miqtë tanë në Gji. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante të dielën zoti Austin.

Sekretari i Shtetit, Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë ndalesës në Gjermani, do të shkonte në Bazën e Forcave Ajrore amerikane, Ramshtajn, për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

Blinken tha gjithashtu se ai do të drejtojë një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë interesa të lidhura me operacionet për të ndihmuar në lëvizjen dhe sistemimin e afganëve të zhvendosur si dhe për t’u kërkuar llogari talebanëve që të mbajnë zotimet e tyre”.

Talibanët kanë premtuar se do t’u lejojnë kalim të sigurt afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre. Zyrtarët në Afganistan thonë se katër avionë të planifikuar të nxirrnin shtetas afganë nga vendi janë bllokuar në fushën e aviacionit në qytetin verior të Mazar-e-Sharifit, ndërsa ligjvënësi amerikan Michael McCaul i tha emisionit “Fox News Sunday” se gjashtë avionë janë ndaluar, përfshirë disa me shtetas amerikanë.

Në komentet e tij të premten, zoti Blinken përsëri mbrojti vendimin e Amerikës për t’u tërhequr nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël qytetarësh amerikanë mbeten në vend dhe se Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Ron Klain i tha kanalit CNN të dielën se rreth 100 amerikanë mbeten në Afganistan, ndryshe nga McCaul, i cili thotë se atje ende janë “qindra amerikanë”.

Blinken tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet dhe për të ndihmuar ata që përmbushin kriteret për vizë speciale imigracioni, si dhe afganë të tjerë që ndihmuan Shtetet e Bashkuara gjatë luftës së tyre gati 20 vjeçare në këtë vend.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën se si i menaxhoi evakuimet nga Afganistani pasi talebanët morën nën kontroll Kabulin më 15 gusht.

Previous Post

Kurti, në nder të 22-vjetorit të Policisë: Kujtojmë sot policët që ranë për një Kosovë të lirë

Next Post

​Zhytësit gjejnë vrimën: Tubacioni i naftës po rrjedh në oqean

albnews

albnews

Related Posts

Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike
Bota

Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike

26 July, 2025
Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor

26 July, 2025
E reja nga Kanadaja thyen rekord shpejtësie me biçikletën e veçantë!
Bota

E reja nga Kanadaja thyen rekord shpejtësie me biçikletën e veçantë!

26 July, 2025
Next Post
​Zhytësit gjejnë vrimën: Tubacioni i naftës po rrjedh në oqean

​Zhytësit gjejnë vrimën: Tubacioni i naftës po rrjedh në oqean

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut

Ra në krye të detyrës gjatë sulmeve në Banjskë, Kurti homazhe te varri i Afrim Bujnakut

26 July, 2025
Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike

Trump në Skoci për bisedime tregtare – Diskutime me BE-në dhe Britaninë për një marrëveshje të re ekonomike

26 July, 2025
25 vjet realitet televiziv: Si “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë ekranet britanike

25 vjet realitet televiziv: Si “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë ekranet britanike

26 July, 2025
Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor

Starmer jep shpresë: Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor

26 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5235 shares
    Share 2094 Tweet 1309
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2619 shares
    Share 1048 Tweet 655
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2000 shares
    Share 800 Tweet 500
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1889 shares
    Share 756 Tweet 472
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1731 shares
    Share 692 Tweet 433
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM