Studimet e reja duket se janë në gjendje ta zgjidhin përfundimisht këtë çështje.
Rreth 188 milion njerëz në mbarë botën konsumojnë marihuanë çdo vit. Në 11 shtete amerikane marihuana është legalizuar për përdorim, dhe përfundimisht përdorimi i saj mund të bëhet i ligjshëm në nivel të përgjithshëm.
Në një sondazh të Gallup, i kryer verën e kaluar doli që 12% e të rriturve amerikanë raportuan se pinin marihuanë, përfshirë 22% të moshave 18 deri në 29 vjeç. Këto ishin statistikat e përdorimit, por pasojat mbeten ende ‘mister’.
Përderisa përdorimi i marihuanës po rritet vazhdimisht, perceptimi për dëmet dhe pasojat e saj po zvogëlohet. Prandaj, është shumë e rëndësishme të merret parasysh potenciali për efektet afatgjata të cilat shkaktohen nga përdorimi i saj, veçanërisht për përdoruesit që fillojnë të rinj. Një nga pasojat më të konkretizuara të marihuanës është ndikimi i saj në kujtesën afatshkurtër.
Përdorimi i kësaj substance e bën më të vështirë ruajtjen e informacioneve në kujtesë, pastaj qasjen në të, ndërsa abuzimi me të në doza të mëdha – shkakton rritje dhe shumëfishim të problemeve.
Megjithatë, ajo që vazhdon të mbetet ende plotësisht jo e qartë, është nëse efektet e saj afatgjata përfshijnë edhe aftësistë njohëse. Gjetja e përgjigjes për këtë pyetje është thelbësore.
Varësisht ‘rigorizitetit’ të efekteve të tilla dhe ‘jetëgjatësisë’ së tyre, ndikimi i marihuanës është i pashmangshëm në rrjedhën e çështjeve arsimore, punësim, performancë të punës dhe në të ardhura.