Autoritetet lokale kanë dhënë alarmin për cunami pas tërmetit me magintudë 7 të shkallës Rihter që goditi bregun perëndimor të Meksikës disa orë më parë.
Aktualisht raportohet për disa të vdekur dhe qindra të lënduar, megjithatë vlerësohet se është tepër herët për të patur një vlerësim të plotë të situatës.
Meksikë
Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) tha se një tërmet me magnitudë 7.0 goditi 11 milje (18 km) në verilindje të Acapulco, Guerrero, në orët e para të së mërkurës duke bërë që njerëzit të vraponin nëpër rrugët e zonës për të shpëtuar nga ndërtesat që shembeshin.