ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 9 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 12 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 13 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 13 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të Mbretit Zog

albnews by albnews
9 September, 2021
in Albania, Bota
0
Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të Mbretit Zog
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pak ditë më parë, studiuesi i njohur Auron Tare publikoi një histori të treguar nga gazetarja Saira Shah, e cila i kishte rrëfyer se si halla e saj, një princeshë me gjak mbretëror, refuzoi ftesën për martesë të Mbretit Zog.

Nuk dihen arsyet e refuzimit thotë studiuesi, por ai e cilëson si interesante nëse martesa do të lidhej, e të dyja vendet do të njiheshin më shumë me kulturat e njëra-tjetrës.

RelatedPosts

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku i ftuar në studio ishte ish-politikani, Ekrem Spahiu.

Ky i fundit tregoi se një ditë më parë ka takuar Princ Lekën, i cili ishte befasuar shumë nga kjo histori.

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

“Familja mbretërore shqiptare ka pasur marrëdhënie shumë të mira me atë afgane. Edhe Princ Leka ka marrëdhënie të mira. Jam takuar me Prin Lekën para se të vija në emision. Ai ishte befasuar shumë, e nuk është një lajm i vërtetë”, tha Spahiu.

Ish-politikani shtoi se nuk vë në dyshim fjalët e Auron Tarës, pasi ai thjesht ka zbuluar një histori të treguar nga mikja e tij gazetare. Spahiu shton se Princ Leka ka komunikuar edhe me më të vjetrin e familjes mbretërore, dhe ka thënë se nuk ka diçka të tillë.

“Ata nuk janë në dijeni të kësaj tentative”, tha ish-politikani.

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

Postimi i Auron Tarës:

“Krushqia” e thyer e Shqipetareve dhe Afganeve

Zhurmes se ardhjes se Afganeve ne Shqiperi po mundohem ‘ti bashkohem” edhe une me nje histori te pa degjuar me pare.

Per brezin tone te viteve 80, lufta e afganeve me sovjetiket ndiqej me shume kureshtje. Zakonisht degjonim apo shikonim imazhe qe vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja porte informacioni qe kishim. Me antenat gjysem ilegale qe ishin ne tarracat e pallateve nder te tjera kapnim edhe lajme qe vinim nga ky vend malor i cili per cudi po i rezistonte fuqise sovjetike. Nuk dinim shume por aq sa degjonim emri i Muxhahedineve na kishte mbetur ne mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe arme ne sup ndiznin bisedat qe mosha jone bente mbi rezistencen guerrile qe nje popull mund ti beje nje superfuqie. Mos harrojme ne nje

Shkolle ushtarake si jona biseda te tilla ishin ne rrethe te ngushta se ishin me zarar te flisje “kunder” dokrines zyrtare te nje lufte frontale.

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

Muxhahedinet kishin mbetur ne memorjen time si nje nga periudhat interesante te viteve 80. (Ndoshta prandaj ne 2004 kalova kufirin me Iranin per ta pare sadopak pejsazhin Afgan atje ku kishin luftuar dikur Muxhahedinet. Po kjo eshte nje histori me vete)

Prandaj kur ne 1998 ne Tropoje takova nje Muxhahedin te vertete ishte nje nga takimet me interesante te karrieres sime. Per ironi te fatit ishim te dy anetare te ekipit britanik te televizionit Channel Four. Nje mbremje ne shtepin qe kishim marre me qira ( shtepia e mjekur te nderuar Tropojan Din Selimi) ku po ndiqeshin xhirimet qe kishim bere ate dite mbi ardhjen e te ikurve kosovare, biseda ra mbi UCK.

Nje emer qe po lakohej gjithnje e me shume por qe deri me ate cast shume kush nuk dinte ndone gje me shume se thashethemajen qe vinte verdalle si mjegull dimri. Zyra qendrore kerkonte informacion ne se mundej dhe keshtu U vendos qe une dhe gazetarja Saira Shah do te perpiqeshin te binim ne gjurmet e kesaj organizate te pa njohur. Si me shaka apo me gjysem te vertete Saira Shah qeshi dhe permendi Muxhahedinet. Te nesermen prane kufirit duke vezhguar rojet serbe qe leviznin me disa xhipa rus, e pyeta Sairen se cfare do te thoshte me ate pasazhin e mbremshem mbi Muxhahedinet.

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

Ndoshta UCK ne syte e saj ishte nje lloj organizate fetare? Duke buzeqeshur Saira Shah e cila pas kohes se gjate qe shpenzoi ne Shqiperi dhe Kosove u be e njohur per dokumentarin e saj te famshem “Behind dhe Veil” ku e maskuar jetoi muaj te tere ne Kabul duke dokumentuar brutalitetin e Talebaneve kundrej grave afgane, shkurtimisht me tregoi se ne vitet 80te, nje gazetare ende e re kishte mundur te maskohej si djale. Pas aventurave pafund ne malet e Pakistanit kishte mundur ti bashkohej trupave Muxhahedine. Kishte marshuar me ta, kishte luftuar me ta kishte jetuar me ta neper shpella gjysem e uritur duke dale prej Afganistanit me disa reportazhe qe e bene ate shume shpejt nje emer te njohur te Gazetarise Boterore. Me vone kur u beme miq te mire, mesova shume me teper per aventuren e saj me Muxhahedinet dhe pjesmarrjen ne luftime ku kishte mundur te mbante edhe nje ditar sekret per jeten neper shpella plot rreziqe. Ditar i cili me vone u be baza e Librit te saj te njohur “Storytellers Daughter” ” Vajza e rrefimtarit”

Por ajo qe doja te ndaja ne kete tregim te shkurter “Muxhahedini” Saira Shah e cila vjen nga nje linje e afert me Familjen Mbreterore Afgane por qe kishte lindur dhe ishte rritur ne Londer, me te qeshur me tha qe ne se Halla e saj do te kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund te kishim nje dinasti te re Shqiptaro- Afgane. Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Princi Leka i Shqiperise i vendosur ne Spanje po perpiqej te gjente nje kandidate te mundshme me gjak mbreteror per te lidhur nje krushqi dinjitoze. Ndoshta perpjekjet e tija nuk kishin dhene rezultat apo ndonje i njohur i kishte treguar se ne Londer gjendej nje princeshe afgane qe vinte nga nje Familje e rendesishme me gjak Mbreteror. Saira e kujtonte mjaft mire per pregatitjet qe familja e saj kishte bere per te pritur Princin e Shqiperise ne rezidencen e tyre ne Londer. Nuk e dinte se perse Halla.

“Princesha afgane refuzoi ftesën për martesë të

Princesha Afgane, (emrin e te ciles e kam harruar por qe ka mundesi te ishte nga Familja e fundit Mbreterore Afgane Shah) refuzoi doren e Lekes sone. Ndoshta gjatesia, ndoshta prejardhja jo e mjaftueshme e gjakut Blu apo ndosha fakti qe Leka nuk kishte nje Fron te vetin por fakti eshte qe sot nga refuzimi i Princeshes, fatkeqesisht nuk kemi nje Dinasti Afgano- Shqiptare e cila do te kishte qene per mendimin tim nje kombinim i shkelqyer i dy popujve malore dhe me tradita te hershme tribale. Mund te kishte qene me te vertete dicka shume interesante nje familje Mbreterore Shqiptaro Afgane ku ndoshta shqiptaret do te mesonin me mire thellesine e kultures afgane traditat dhe rezistencen e vazhdueshme per te mos u pushtuar as ushtarakisht dhe as kulturalisht.

Fundi i fundit mos harrojme se edhe Leka, ai i Madhi fare te vetmen bashkeshorte qe mori ishte nje princeshe Afgane apo jo?

Saira Shah eshte nje gazetare e jashtezakonshme e cila ka marre pjese ne shume konflikte te armatosura. E nderuar me shume cmime prestigjioze dhe autore e disa Librave mjaft te shitur. Shaira Shah eshte gjithashtu vajza e filozofit te njohur Afgano-Pers, , Idriz Shah i cili per here te pare prezantoi ne menyre analitike Sufizmin ne Perendim. Per nje kohe udherrefyes shpirteror i Bitellsave ku influenca e tij eshte mjaft e dukshme ne eksperimentimin e tyre me muziken orientale. Saira Shah nje intelektuale Afgane e jashtezakonshme ka qene nje ze i forte ne mbeshtetjen e kauzes kosovare duke treguar per publikun britanik vuajtjet dhe aspiraten per liri te popullit Kosovar. Afganistani dhe historite e tija sa te mrekullueshme aq edhe tragjike kane qene pjese e bisedave te gjate ne Tropojen e viteve 98-99 sebashku me mjaft uiski te forte skocez i cili shperndahej bujarisht tek komshinjte e Pallatit ku ne jetonim si miq te mjekut Din Selimi dhe familjes se tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result