Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shprehur falënderimin e tij për Federatën Ruse dhe homologun, Vladimir Putin për 10 automjetet e blinduara të tipit BRDM 2 që ushtria e Serbisë i mori dhuratë nga ky vend.
Kreu i shtetit serb theksoi se nuk bëhet fjalë për automjetet e vjetra, por modele të reja.
“Këto automjete janë të rëndësishme për të ruajtur integritetin tonë territorial dhe kanë një efekt parandalues. Nuk kemi asnjë plan pushtimi”, tha Vuçiq në një bisedë me ushtarët në Nish gjatë prezantimit të këtyre mjeteve.
Sipas tij, këto automjete në mënyrë të konsiderueshme rrisin gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake të Serbisë.