Chelsea ka siguruar fitoren e radhës në Premier Ligë, duke mposhtur Aston Villën në “Stamford Bridge” me rezultat 3:0.
Romelu Lukaku hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 15-të. Mysafirët u përpoqën të barazonin rezultatin në pjesën e parë, por portieri vendas Edouard Mendy i mohoi golin disa herë.
Me të nisur pjesa e dytë, një gabim të Mings e shfrytëzoi mesfushori Kovacic që dyfishoi rezultatin.
Për epilogun final të takimit u përkujdes Lukaku me një goditje të bukur në fund të ndeshjes.
Pas katër ndeshjeve, Chelsea ka 10 pikë dhe ndan vendin e parë me Unitedin, kurse Villa ka katër pikë.