ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 13 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 14 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 14 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 14 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pas Merkel, Ursula von der Leyen viziton Shqipërinë

albnews by albnews
15 September, 2021
in Albania
0
Pas Merkel, Ursula von der Leyen viziton Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas kancelares Angela Merkel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula  von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori Soreca në rrjetin social twitter ku shkruan se mezi pret që ta mirëpresë në Tiranë.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen tha se Evropës i duhet një shpirt, një ideal dhe vullnet politik për t’i shërbyer këtij ideali. Evropa i ka vënë në jetë këto fjalë në dymbëdhjetë muajt e fundit.

“Është një Bashkim ku ne forcojmë lirinë tonë individuale përmes forcës së komunitetit tonë. Një Bashkim i formuar po aq nga historia dhe vlerat tona të përbashkëta sa nga kulturat dhe perspektivat tona të ndryshme. Një bashkim me një shpirt.”

Presidentja e KE-së tha se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku.

“Para fundit të muajit, do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë për procesin e pranimit. Ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në një të ardhme evropiane.Kjo është arsyeja pse po rrisim mbështetjen tonë përmes planit të ri ekonomik dhe të investimeve, me vlerë rreth një të tretën e PBB-së së rajonit. Sepse një investim në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është një investim në të ardhmen e BE-së.”

Më herët politikania gjermane njoftoi gjithashtu se BE do të dhurojë edhe 200 milionë doza të tjera vaksine deri në mesin e vitit 2022. Kjo do të dyfishojë premtimet e BE për donacion në një shumë të përgjithshme prej 450 milionë doza vaksinash. Von der Leyen foli për një “investim në solidaritet dhe një investim në shëndetin global”.

Ajo e quajti luftën kundër pandemisë Corona “një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të kohës sonë”. Von der Leyen theksoi se deri tani “në të gjithë botën janë injektuar më pak se një përqind e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta”. Presidentja e Komisionit vuri në dukje gjithashtu se BE po investon një miliardë euro për të nxitur prodhimin e vaksinave në Afrikë.

Për të siguruar që një virus të mos bëhet pandemi në të ardhmen, von der Leyen propozoi investimin e 50 miliardë eurove në kujdesin shëndetësor në të gjithë BE, gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1438175029473202182?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1438175029473202182%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fvendi%2Fpas-merkel-ursula-von-der-leyen-vizitoin-shqiperine-me-28-shtator-i1008783
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result