Coman i është nënshtruar një operimi të vogël në zemër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka zbuluar se sulmuesi i krahut, francezi Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër të enjten.

Dhe, për shkak të këtij intervenimi të vogël, Coman është i detyruar të pauzojë për dy javë. “Kingsley Coman iu nënshtrua një operacioni të enjten.

“Ritmi i tij i rrahjeve të zemrës kishte një shqetësim të lehtë. Ndonjëherë ai kishte një mungesë të lehtë të frymëmarrjes. Ai do të bëjë stërvitje kardio përsëri të martën dhe nuk do të jetë jashtë fushave për rreth dy javë”, ka thënë Nagelsmann të premten, një ditë para duelit me Bochumin në Bundesligë.

Përveç Comanit, Bayern do të jetë pa Corentin Tolisson për këtë ndeshje pasi mesfushori ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Share This Article