Atletico Madrid nuk ka arritur më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Athletic Bilbao të shtunën duke luajtur baras 0:0.
Atletico pavarësisht se e dominoi takimin nuk arriti të marrë pikët e plota para publikut vendas.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që luanin kryesisht në mesin e fushës.
Në pjesën e dytë vendasit nga minuta e 78-të ishte me 10 lojtarë në fushë, ngase i inkuadruari Joao Felix mori dy kartonë të verdhë, andaj u ndëshkua me të kuq.
Pas këtij barazimi, Atletico ka 11 pikë, derisa Bilbao nëntë sosh.