Gjendet trupi i pajetë i 22 vjeçares së humbur prej javësh, FBI jep detaje dhe vihet në kërkim të fejuarit të saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një trup i pajetë që përputhet me përshkrimin e Gabby Petito është gjetur në pyllin ku ajo dhe i fejuari ishin herën e fundit bashkë. Deri më tani nuk janë dhënë më shumë detaje, deri në kryerjen e ADN’së, ndërkohë që FBI  për arsye të hetimit nuk sqaron as shkaqet që kanë çuar në vdekjen e saj.

Në një deklaratë zyrtare ata janë shprehur se janë në pritje të informacioneve nga çdokush që kanë qenë në këtë zonë mes datave 27 deri më 30 gusht dhe kanë bërë thirrje se nëse dikush ka pasur kontakt me Gabbyn apo të fejuarin e saj, apo që mund të ketë parë makinën e tyre të ndajnë informacionin.

Gabrielle Petito dhe i dashuri i saj ishin të famshëm pasi bënin udhëtime anekënd botës dhe i ndanin më ndjekësit në rrjete sociale dhe YouTube.

Hetimi për gjetjen e saj u bë edhe më i vështirë pasi i fejuari nuk pranoi asnjëherë të flasë me policinë dhe as denoncoi humbjen e saj.

Ishin prindërit e Gabby që deklaruan humbjen e saj pas 10 ditësh që nuk kishin pasur komunikim me të.

Ndërkohë partneri i saj Brian i tregoi derën e avokatit policisë, ndërsa prej disa ditësh është larguar pa lënë gjurmë.

Prindërit e vlogeres e akuzojnë si fajtor, por policia ka deklaruar se ende nuk ka prova ndaj tij.

Share This Article