Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Polonisë, gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 9.622 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në 167.230, ndërsa 3.524 njerëz kanë vdekur nga sëmundja Covid-19 në shtetin me rreth 38 milionë banorë.
Der itë shtunën, 7.612 të infektuar ndodhen në spitale, prej të cilëve 604 janë në ventilatorë për shkak të gjendjes më të rënduar. Një ditë më parë, numri i pacientëve në ventilatorë ishte 540.
Pavarësisht numrit rekord të rasteve, punëtorët e sallave të fitnesit protestuan në Varshavë kundër masave të reja kufizuese, shkruan The Guardian