TIRANË/ Britania e Madhe mbështet modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith.

“Prita sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, me të cilin diskutuam ndër të tjera për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe vijimin e axhendës së dakordësuar me homologen Priti Patel kur ajo vizitoi Tiranën në muajin korrik të këtij viti. Asistenca dhe ekspertiza e tyre në ngritjen e kapaciteteve, teknologjinë dhe inovacionin për rritjen e efikasitetit të punës së Policisë së Shtetit janë shumë të rëndësishme për ne. Çmoj shumë edhe gatishmërinë e tyre për të na mbështetur në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore”, shprehet Çuçi.

Gjatë vizitës së ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel, u nënshkrua në Tiranë Marrëveshja e Ripranimit.

Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm.

Share This Article