Kushner bisedon me mbretin Abdallah II për paqen në Lindjen e Mesme

albnews
By
1 Min Read

Jared Kushner, dhëndri i këshilltarit kryesor të presidentit amerikan, Donald Trump, u takua sot në Aman me mbretin Abdallah II të Jordanisë, për procesin e paqes për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, njoftoi pallati mbretëror i Jordanisë.

“Sovrani jordanez diskutoi me Kushnerin për përpjekjet e vendosura për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez, gjatë një takimi në pallatin mbretëror në Aman”, sipas komunikatës së Pallatit.

“Përgjegjësi amerikan zhvilloi aktualisht po zhvillon një turne që do e dërgojë në shumë shtete të rajonit”, sipas të njëjtave burime, ndërkohë që Uashingtoni premton një plan paqeje shumë të përfolur, që kundërshtohet nga palestinezët dhe kritikohet nga Jordania.

Share This Article