Zhduken katër fëmijë të një familjeje në veri te Londrës, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

albnews
By
1 Min Read

Katër fëmijë të së njëjtës familje janë shpallur të zhdukur në Britaninë e Madhe.

Policia, ka bërë thirrje për gjetjen e tyre dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e familjarëve. Fëmijët e humbur janë, Tyler, Zeah, Marley e Zinayah Jackman, të moshave, 11, 7, 6 dhe 2 vjeç.

Policia beson se fëmijët janë me babanë e tyre, Zion Jackman, dhe me gjyshen, Una Dolan.

“Është absolutisht jetike që ta sigurojmë mirëqenien e këtyre fëmijëve të vegjël. Nëse i keni para ata që nga zhdukja ose nëse e dini vendndodhjen e tyre të tanishme, është urgjente që të paraqiteni dhe t’i tregoni ekipit tim hetues”, tha një hetues policie.

(l-r) Zinayah Jackman, Marley Jackman, Zeah Jackman and Tyler Jackman
Share This Article