Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren dominuan mbrëmjen e parë të debatit të demokratëve që u zhvillua dje.
Të drejtpërdrejtë dhe të saktë mbrohen pa shumë probleme nga sulmet e moderatorëve dhe e bëjnë këtë duke krijuar një front të përbashkët, duke zhgënjyer ata që prisnin një duel mes të dyve.
Nga ana tjetër, Pete Buttigieg, ndonëse nuk shkëlqeu regjistroi një performancë të mirë me të cilën mbron pozicionin e saj.
Ndërs Beto O’Rourke, zhgënjeu sërish, ndonëse pak më shumë i drejtpërdrejtë, prania e tij në skenë kalon gati pa u vënë re./ATSH/