Kriza e karburantit duket se nuk ka kursyer askënd në Britaninë e Madhe, nga i pasur deri tek më të varfërit.
Prej ditësh, njerëzit qëndrojnë në radhë për orë të tëra në pikat e karburanteve për të furnizuar makinat e tyre.
E duket se kësaj kokëçarjeje nuk i ka shpëtuar as ish-ylli i futbollit britanik, Paul Scholes. Ish-lojtari i Machester United është filmuar ndërsa furnizon në anë të rrugës me një bidon Mercedezin e tij luksos.
Scholes shihet ndërsa parkon makinën e tij në anë të rrugës dhe një burrë i sjell bidonin me benzinë që tashmë në Britani është kthyer në një nga mallrat më të kërkuar.