Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, në Vlorë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili do të jetë kartolina e bukur e Vitit të Ri për të gjithë ata që e duan Vlorën, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Deri tani kanë mbaruar komplet konturimet nga pallatet tek hotelet. Është filluar edhe me mbjelljen e pemëve. Shatërvani kryesor i parkut do bëhet në formën e dhomave kuadratike. Ngjitur me shatërvanin do jetë dhe sheshi i zhytur që quhet e përmes shkallëve do hy në det.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.

Share This Article