Aktivistja Evi Kokalari takohet me presidentin Ilir Meta

albnews
By
1 Min Read

Aktivistja Evi Kokalari e cila përgjatë këtyre ditëve është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, është takuar ditën e sotme me presidentin Ilir Meta.

Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit. Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.

Dje ajo hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.

Share This Article