Keru i PSD’së dhe Prishtinës, Shpendi Ahmeti, e ka uruar Isa Mustafën në rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar më shumë drejtësi, zhvillim, barazi dhe mirëqenje për qytetarët.
Ahmeti uroi Mustafën në emrin e tij dhe të Partisë Socialdemokrate, dhe uroj që këto zgjedhje t’i shërbejnë Kosovës.
Isa Mustafa ka theksuar sot përsëri se me PDK’në nuk do të ketë koalicion. Derisa për koalicione me PSD’në e Ahmetit dhe partitë e tjera ende nuk ka shprehur qëndrim.
Aktualisht, Kosova nuk ka Qeveri. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Ka numrin më të madh të komunave nën udhëheqje. Ndërsa, në secilin sondazh del e para.
Isa Mustafa para se të bëhet Shef për herë të tretë i LDK’së ka mbajtur pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr Kryeqytetin për dy mandate. Ka qenë pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Pasluftës ka qenë pjesë e Bordit të Universitetit të Prishtinës. Para luftës ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ka pasur pozitë ekzekutivie edhe në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë përkatësisht në Komunë e Prishtinës.
Vitin e fundit, Mustafa është përballur me probleme
, për çka po e vazhdon ende trajtimin në Gjermani.