I ftuar në RTV Ora, gazetari ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh se vendi ynë ka dalë në treg për të shitur energji, por sasia e eksportuar nuk është se e ka justifikuar atë që kemi importuar.
Ai tha se si balancë jemi në shifrat 70-80% që mund të mbulohet nga prodhimi vendas.
Çoçoli: Ne kemi dalë në treg për të shitur, por sasia e eksportuar nuk është se e ka justifikuar atë që kemi importuar. Po të shohësh si balancë jemi në shifrat 70-80% që mund të mbulohet nga prodhimi vendas. Kjo si vlerë, sepse si sasi mund të shkojmë edhe 100%.
Po sa herë kemi shitur ne, nuk është se kemi kapur shifrat më maksimale. Ne nuk kemi pasur aftësi ose nuk kemi dashur që të dalim realisht në bursat e rajonit.