Kombëtarja kompletohet për sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Kuqezinjtë kanë mbërritur në kompleksin Tropikal gjatë të dielës dhe të hënës, me grupin që është plotësuar gjatë orëve të pasdites.

Të fundit që i janë bashkuar ekipit kanë qenë Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Ivan Balliu, Ylber Ramadani dhe Keidi Bare.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë gjatë pasdites së të hënës. Një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë qenë të impenjuar gjatë të dielës me kubet e tyre kanë zhvilluar përgatitje me intensitet të reduktuar, ndërsa të tjerët janë stërvitur normalisht.

Ndërkaq, skuadra do të vijojë me të njëjtin program edhe në ditët në vazhdim, teksa stafi teknik do të ketë të paktën 6 ditë për të përgatitur sfidën e parë me Hungarinë, që luhet më 9 tetor në Budapest e më pas kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Këto janë dy sfidat vendimtare për Shqipërinë në rrugën për të siguruar një biletë për në fazë play-off të Botërorit. Aktualisht, përfaqësuesja kuqezi renditet e dyta në Grupin I.

Share This Article