Lisi 200-vjeçar në Shoshaj të Matit, atraksion për turistët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monumenti natyror, lisi shekullor në fshatin Shoshaj të Mati është inspektuar nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, në Shoshaj të Mat është një lis interesat që ka moshën më shumë se 2 shekuj me një kurorë të bukur dhe me degë të mëdha që ngjall kureshtje për kalimtarët dhe kryesisht turistët.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila informon se në vazhdën e punës për vlerësimin e gjendjes së Monumenteve Natyrore dhe gjithashtu edhe përditësimin e gjendjes së tyre, inspektuan dhe vlerësuan gjendjen e Bio-Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, i cili gjendet në fshatin Shoshaj të rrethit Mat.

Ky Monument Natyror përfaqëson një dru Qarri me kurorë të rregullt, lartësi mbi 14 m, diametër të trungut mbi 60 m dhe perimetër të tij rreth 200 cm.

Ai ndodhet në një lartësi 335 m mbi nivelin e detit. Monumenti ka 7 degë të mëdha të cilat formojnë kurorën e Qarrit,që ka një perimetër mbi 34 m.

Mosha e këtij Monumenti është mbi 200-vjeçare. Ky Monument është ruajtur nga banorë të fshatit të cilët e konsiderojnë atë si një libër historie mbi brezat në këtë zonë ,duke qenë se mosha e Monumentit është aq e madhe.

Gjendja e tij edhe sot arrin të shprehë shumë mirë ato vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike e turistike për të cilat ky dru Qarri ka fituar edhe statusin Monument Natyre. Monumenti mund të mbërrihet me rrugën Burrel – fshati Mallunxë./ATSH/  

Share This Article