Kroacia ka shënuar fitore të pritur ndaj Qipros në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. Të premten mbrëma kroatët fituan 3:0 ndeshjen në udhëtim.
Ivan Perishiq shënoi në fund të pjesës së parë për 1:0. Goditjen e Luka Modriqit nga pika e bardhë në minutën e 54-t e priti portieri qipriot, por megjithatë kroatët shënuan edhe dy gola të tjerë deri në fund. Mbrojtësi i qendrës, Joshko Gvardiol shënoi për 2:0 në minutën e 80-të, ndërsa në kohën shtesë marko Livaja vendosi rezultatin përfundimtar.
Kroacia udhëheq në grupin H me 16 pikë, sa i ka edhe Rusia në vend të dytë. Sllovenia është e treta me 10 pikë, ndërsa Sllovakia e katërta me 9 pikë.
Në ndeshjet tjera të grupit, Sllovenia fitoi 4:0 ndaj Maltës, ndërsa Rusia e mposhti Sllovakinë me 1:0.

