Para pak javësh shteti jonë strehoi qindra shtetas afganë qëkur talebanët morën kontrollin në Afganistan. Prej disa javësh afganët kanë nisur jetesën normale në vendin tonë ndonëse vijnë nga një vend mbushur me trazira.
Komiteti Olimpik Shqiptar ka organizuar ditën e sotme aktivitete sportive për shtetasit afganë në mënyrë që edhe fëmijët të harrojnë situatat e dhunshme para ardhjes këtu dhe të ndihen si në shtëpi.
Me këngë dhe valle shqiptare në sfond, të gjithë afganët u emocionuan dhe mbetën të kënaqur nga mikpritja që po gjejnë në vendin tonë.
Presidenti i Komitetit Olimpik u shpreh se ky nuk do të jetë i vetmi aktivitet i organizuar dhe se do bëhet cdo gjë që fëmijët afganë të ndihen si në shtëpi dhe të sigurtë.
“Në këtë ditë olimpike, është ditë e solidaritetit, miqësisë dhe respektit, jemi këtu për të vënë në pah pikërisht këto vlera. Duam tju heqim dhimbjet që keni. Shumë emocionuese dhe nuk është dita e fundit pasi do bëjëm dhe ditë të tjera këtu në Golem. Ju falenderoj dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë mikpritës”-tha ai.
Fëmijët startuan aktivitetin sportiv me hedhje me litar, vrapime e të tjera. Emocione të forta pati dhe këndimi i himni afgan i cili përloti të pranishmit.
Disa nga afganët kanë folur edhe për kamerën:
“E shijuam shumë, sidomos fëmijët. Sot u ndjemë si në shtëpi, jemi shumëmirënjohës. Ishte e mrekullueshme, mudnësi për të ndarë ndryshimet tona kulturat tona, të ndihemi në paqe duke luajtur.
Janë lotët që më kujtojnë vendin tim, shpresoj që një ditë në atdheun tonë të rikthehet paqja dhe siguria.”