Deputetja e Partisë Demokratike, Abana Vokshi, ka dalë hapur kundër vendimit të kreut të PD-së Basha për shkarkimin e Flamur Nokës nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së.
Vendimi i Bashës erdhi pas debateve që pati me Nokën në mbledhjen e grupit.
Deputetja Vokshi thekson se futja në rresht e çon PD-në drejt një vdekjeje të sigurt pa zhurmë.
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”.