Monedha kineze pësoi sot zhvlerësim kundrejt kartëmonedhës së gjelbër, duke nxitur spekulime për një veprim të qëllimshëm nga Pekini, për të mbështetur eksportet e saj në mes të luftës tregtare me Amerikën e Donald Trump.
7 juanë këmbehen me një dollar.
Presidenti amerikan e denoncoi këtë veprim si një “zhvlerësim artificial të monedhës kineze për të mbështetur eksportet”.
“Kjo shkelje do të dobësojë ndjeshëm Kinën me kalimin e kohës”, thuhet në një postim të tij në Twitter.
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë akuzon vazhdimisht Pekinin për zhvlerësim artificial të monedhës për të mbështetur eksportet.