Ekipi i futbolli të Kukësit pas 15 muajsh do të ketë një stadium të ri.
Me një investim prej 5 milionë eurosh të miratuar kohë më parë, bashkia e Kukësit ka nisur zbatimin e projektit.
Kreu i bashkisë Safet Gjici, njëkohësisht edhe president i klubit të futbollit të këtij qyteti, tha se ky është një investim që u përket jo vetëm sportdashësve të Kukësit, po edhe atyre nga Shqipëria e Kosova.
Tifozët e skuadrës së Kukësit kanë mirëpritur nisjen e këtij investimi, pasi gjatë sezonit të kaluar futbollistik, ekipi nuk mundi të luante në fushën e stadiumit “Zeqir Ymeri”, sepse nuk i plotësonte kushtet.
Stadiumi i ri Kukësit do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese.
Ky stadium do të ndërtohet sipas parametrave të UEFA-s dhe parashikohet që në të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare./TCh/