Kompanitë kineze ndërprenë blerjen e produkteve bujqësore amerikane, bëri të ditur sot agjencia zyrtare e lajmeve “HsinHua”.
Vendi u bë publik menjëherë pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa doganore shtesë për pothuajse të gjitha importet kineze, duke nisur nga 1 shtatori.
”Kina nuk përjashton përkohësisht mundësinë e vendosjes së tarifave shtesë doganore ndaj produkteve bujqësore amerikane për transaksionet tregtare të finalizuara pas 3 gushtit, dhe kompanitë kineze e përfshira kanë ndërprerë blerjen e produkteve bujqësore amerikane”, raporton ”Hsinhua”, duke cituar ministrin e Tregtisë dhe Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformave./ATSH/