ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 2 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 2 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 4 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 5 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSh-së/ Si e futën në kurth Thoma Gëllçin nëpërmjet shoferit

albnews by albnews
14 October, 2021
in Albania
0
Arrestimi i ish-drejtorit të RTSh-së/ Si e futën në kurth Thoma Gëllçin nëpërmjet shoferit

Drejtori i RTSH, Thoma Gellci, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishte thirrur ne nje seance degjimore per lirine e gazetareve ne televizionin publik dhe ceshtje te tjera./r/n/r/nAlbanian State Television director Thoma Gellci, speaks during a meeting of the Parliamentary Committee of Education and Media.

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kishte vetëm një mundësi që të bënin, që të çanin perden teknologjike që e mbronte dhe ai të mund të komunikonte me celularë, e më pas përmes sinjalit të gjendej venddodhja. Ndaj u zgjodh një person i tretë.

Kur urdhri për arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSh-së, Thoma Gëllçi doli, agjentët e policisë nuk e kishin të qartë se ku ndodhej ai. Nuk ishte në Tiranë. Po ku?! Kishte vetëm një mundësi për ta gjetur. Të gjurmonin sinjalin e telefonit të tij. Por prej disa ditësh, deri atë ditë që u arrestua z.Gëllçi nuk fliste me asnjë…

RelatedPosts

Nga 100 mijë të burgosur në Britani, vetëm 1273 janë shqiptarë

Nuk ka më njerëz! Të rinjtë braktisin vendin, punësimi bie ndjeshëm

Këmbimi valutor, 24 shtator 2025

Agjentët dyshonin se ai mund të komunikonte përmes aplikacioneve që nuk mund të gjurmohen siç është WhatsApp.

Kishte vetëm një mundësi që të bënin, që të çanin perden teknologjike që e mbronte dhe ai të mund të komunikonte me celularë, e më pas përmes sinjalit të gjendej venddodhja. Ndaj u zgjodh një person i tretë.

Ai ishte ish-shoferi i tij në RTSH. Burimet nga stafi që po procedonte për ndalimin e zotit Gëllçi i thanë gazetës “Si” se agjentët ju prezantuan shoferit, duke e pyetur se si mund të lidheshin apo nëse ai kishte dijeni se ku ndodhej ish-shefi i tij. Burimet thanë se shoferi refuzoi në mënyrë të prerë, duke pretenduar se nuk kishte dijeni dhe asnjë kontakt.

Por truku qëndronte diku gjetkë. Agjentët besonin se ai do të komunikonte në një moment me ish-shefin, ndaj improvizuan një bisedë disaminutëshe me të. Agjentët kështu donin të fitonin kohë, derisa edhe telefoni i shoferit të vihej nën përgjim. Kur sinjali u kap, agjentët u larguan. Dhe ndodhi ashtu siç ata e kishin parashikuar.

Nuk kaloi pak dhe shoferi, i cili kishte refuzuar komunikon në mënyrë të menjëhershme në telefon me zotin Gëllçi, por jo përmes WhatsApp. “Alo shef… të kërkonin disa agjentë të policisë në Tiranë”, e lajmëron ai. Ky do të ishte “gabimi” fatal. Një sinjal nga celulari i ish-drejtorit të RTSH-së që akuzohej nga SPAK për korrupsion me tenderat, mbërrin në pajisjen gjurmuese dhe tregon vendodhjen.

Gjurma tregonte se celulari i tij lëshonte sinjale shumë kilometra larg Tiranës, nga juglindja e Shqipërisë. Fiks fare në një fshat të Ersekës. Ato ditë, zoti Gëllçi ndodhej në vendlindje. Në shtëpinë e nënës së tij. Tani për agjentët e policisë mbetej faza tjetër. Momenti i ndalimit.

Nga Tirana porosia vjen për agjentët e Korçës. Njëri prej tyre arrin të komunikojë me zotin Gëllçi në telefon pa i treguar qëllimin, por thjesht i kërkon një takim për disa pyetje. Ish-drejtoi miraton takimin. Por teksa ai priste një komunikom formal dhe i pashqetësuar, agjentët i komukojnë drejpësëdrejti se është i arrestuar.

Burimet i thanë Gazetës “Si” se zoti Gëllçi në fillim dukej i pashqetësuar. Por gjatë udhëtimit, i prangosur, në mbrëmjen e së premtes, javën e kaluar, gjendja e tij emocionale u rëndua.

Ai është sjellë në dhomat e paraburgimit në kryeqytet përgjatë gjithë darkës.

Publiku u njoftua për ndalimin e ish-drejtorit të RTSH nga një njoftim i SPAK-ut me shpjegimin se zoti Gëllçi dhe tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj dyshohen se kanë shkelur ligjin, kur në garën mes dy kompanive kanë skualifikuar njërën dhe shpallur fituese tjetrën, në një kohë që sipas dokumentacionit, asnjëra prej tyre nuk duhet të kualifikohej. Sipas të dhënave nga SPAK, ish-drejtori Thoma Gëllçi dyshohet se ka nisur procedurën e tenderit për blerjen e pajisjeve për kanalin e ri “RTSH AGRO” në një kohë që as bordi dhe as AMA nuk e kishin miratuar këtë kanal. Tenderi me fond limit gati 87 milionë lekë për blerjen e kamerave dhe pajisjeve teknike është zhvilluar në tetor-nëntor 2018. Pajisjet janë blerë dhe përdorur nga kanalet e tjera, ndërsa sinjali i kanalit “Agro” është shfaqur në paketën e RTSH 3 vjet me vonë, në prill 2021.

Thoma Gëllçi tani pret gjykimin… ndërsa një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk gjendet… ai është shpallur në kërkim. Policia dyshon se ndodhet në SHBA… aty ku nga edhe ish-drejtori u kthye enkas për t’u bërë drejtor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result