“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Share This Article