EMA shqyrton përshtatshmërinë e Pfizer/BioNTech për fëmijët e vegjël

albnews
By
1 Min Read

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar rishikimin e provave klinike në lidhje me efektet e vaksinës antiCOVID-19 TË Pfizer/BioNTech te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Aktualisht në BE, vaksina është e licencuar vetëm për ata të moshës 12 vjeç e lart.

Prodhuesit Pfizer/BioNTech kanë përcjellë të dhënat që kanë mbledhur gjatë provave të tyre në grupmoshat më të reja.

Me sa duket, të dhënat e studimit tregojnë se vaksina tolerohet mirë nga fëmijët në këtë grupmoshë, të cilët do të marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve, si edhe prodhon një përgjigje të qëndrueshme imune.

Sipas EMA-s, ekspertët e saj tashmë po rishikojnë të dhënat e studimit.

Një rekomandim për zgjatjen e miratimit të vaksinës pritet brenda muajve të ardhshëm.

Rregullatori amerikan, FDA, po rishikon një kërkesë të ngjashme nga Pfizer/BioNTech, me një vendim që pritet brenda javëve.

Share This Article