Armando Broja ka shënuar golin e dytë në Premier League, në po aq ndeshje sa e ka nisur si titullar për Southamptonin.
Broja realizoi në barazimin 2:2 të skuadrës së tij ndaj Burnleyt.
Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i katërt me fanellën e Sottonit, përfshirë edhe ndeshjet në Kupë.
Me këtë barazim, Southamptoni është në vendin e 16-të me tetë pikë, ndërsa Burnley me katër pikë renditet i 18-ti.