ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 6 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 6 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 11 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 11 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Salianji: PS ka shpenzuar nga buxheti i shtetit miliona euro për punësime në administratën publike

albnews by albnews
27 October, 2021
in Albania
0
Salianji hedh dyshime për vaksinën anti-Covid: Dozat erdhën kontrabandë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka vendosur në fokus punësimet elektorale në administratën publike.

Ai thotë, se në periudhat 2014-2021, janë punësuar afro 100 mijë punonjës në administratë, duke shpenzuar rreth 375 mln euro nga buxheti i shtetit për pagën bazë të tyre.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Salianji gjithashtu nënvizon se “në Thesarin e Shtetit nuk përfshihen të dhënat për punësimet në 258 institucione publike të organizuara në formën e shoqërive tregtare, fatura financiare e punësimeve të së cilave gjatë periudhës janar – prill 2021 është më shumë se 43 milionë Euro”.

Postimi i Ervin Salianji:

Punësimet elektorale në administratën publike në këmbim të votës për Partinë Socialiste

1. Në periudhën 2014 – 2021, Administrata Publike është dyfishuar si pasojë e punësimeve partiake dhe elektorale. Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vitin 2020 në administratën publike kanë qenë të punësuar 182.5 mijë persona, krahasuar me 85 mijë të punësuar në vitin 2014.

2. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, nga buxheti i shtetit në vitin 2014 janë shpenzuar 375 milionë Euro për “paga bazë”, vlerë e cila është dyfishuar në 620 milionë Euro në vitin 2020. Fatura në buxhetin e shtetit për “paga bazë” në periudhën 2014 – 2020 është 4 miliardë Euro. Theksojmë se në vlerën e mësipërme nuk janë përfshirë punësimet me kontrata të përkohshme pune, kontratat sezonale, kontratat e punonjësve që rregullohen me akte të veçanta si dhe të dhënat mbi faturën e punësimeve në administratën e 258 Enteve Publike apo shoqërive tregtare me kapital shtetëror (OSHEE sh.a., KESH sh.a., Ujësjellës Kanalizime sh.a. etj), të dhënat e të cilave nuk reflektohen në Thesarin e Shtetit por vetëm tek Tatimet.

3. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në tremujorin e fundit të 2020 janë punësuar në administratën publike 10.572 persona, duke rritur punësimin në sektorin publik me 6% dhe duke shënuar rekord në 30 vitet e fundit.

4. Në kundërshtim me Vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më datë 20.01.2021 në Fletore Zyrtare, u publikua VKM-ja Nr. 1151, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021, në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”. Nëpërmjet kësaj VKM-je, janë shtuar për efekte elektorale 2,472 pozicione me kontrata të përkohshme pune në njësi të qeverisjes qendrore, kryesisht sanitare dhe specialist, pra, pozicione pune për blerje vote.

5. Në tre vitet e fundit, nëpërmjet 28 VKM-ve janë punësuar 16.645 persona me kontrata të përkohshme pune në njësitë e qeverisjes qendrore.

6. Nga të dhënat zyrtare dhe publike të Ministrisë së Financave, për periudhën janar – prill 2014, shpenzimet për “paga bazë” llogariten në 40 milionë Euro, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2021, fatura financiare llogaritet në 224 milionë Euro, pra një diferencë prej 184 milionë Euro.

7. Nga të njëjtat të dhëna zyrtare dhe publike, për periudhën janar – prill 2021, fatura financiare e punësimeve në administratën publike është 224 milionë Euro, nga 204 milionë Euro për të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke shënuar një rritje me 20 milionë Euro.

8. Theksojmë se, në Thesarin e Shtetit nuk përfshihen të dhënat për punësimet në 258 institucione publike të organizuara në formën e shoqërive tregtare, fatura financiare e punësimeve të së cilave gjatë periudhës janar – prill 2021 është më shumë se 43 milionë Euro.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsalianjiervin%2Fposts%2F422846882533712&show_text=true&width=500
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result