Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 467 raste pozitive.
Në të gjithë vendin janë aktualisht 7,561 pacientë aktivë me virusin, ndërkohë 159 pacientë janë të shtruar në spital, 19 prej të cilëve janë në gjendje shëndetësore më të rënduar.