Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin.

Mësohet se Xhelal Basha ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.

Babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij.

Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.

Për herë të fundit që Basha i shfaqi në publik prindërit e tij ishte kur e ëma e kryedemokratit kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020.

Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe shkoi në shtëpi për t’i bërë një urim të veçantë, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Share This Article