Presidenti Hashim Thaçi i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festes së Kurban Bajramit.
“Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë”, uron Thaçi.
Urimi i presidentit Thaçi:
Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit.