Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Edi Rama në vend që të bëjnë përpjeke që vendi të ecë drejt Brukselit, bëri gjithçka që të ecim drejt Beogradit.
Ai theksoi se Basha ka shumë shpresa gjatë këtyre 8 viteve dhe si i fikur që është, nuk mund të ndezë shpresë as te vetja e tij dhe se ish-kryetari pa parti, eci 8 vite nga disfata në disfatë.
Berisha: Edi Rama në vend që të bëjnë përpjeke që të ecim drejt Brukselit, bëri gjithçka që të ecim drejt Beogradit. E shndërroi vendin në vasal të Beogradit. Në vend të procesit të Berlinit, të iniciuar për vendet e Ballkanit nga Merkelit, e zëvendësoi me emrin e Sorosit Ballkan i Hapur.
Në të gjitha këto zhvillime opozita shqiptare është e paqenë. Ajo nuk ndaloi asnjë rekord të zi të shënuar nga qeveria dhe dështoi totalisht. Basha nuk dha shpresë gjatë këtyre 8 viteve dhe si i fikur që është, nuk mund të ndezë shpresë as te vetja e tij. Ish-kryetari pa parti, eci 8 vite nga disfata në disfatë. Pas 8 vitesh ne si demokratë, dolëm me 74 mijë vota më pak se në vitin 2013.
Kryetari pa parti e ka shndërruar PD-në në një shoqatë. Deklaroi në 26 prill se ajo ishte një masakër zgjedhore, por ne nuk i kemi fituar zgjedhjet, por as Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk quhet fitore kur përdor sistemin e patronazhistëve.