Kombëtarja humb edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit, tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp, duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës.

Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.

Share This Article