Një kriminele nga Guatemala, e cila ka marrë edhe epitetin ‘El Chapo femër’, zhvilloi një fushatë terrori për një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “mbretëreshë të kokainës”.
Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona” – bosja femër – ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohtë dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut, shkruan Gazeta SHQIP.
Ajo u burgos përgjithmonë në vitin 2017, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që ajo kreu.
Por ka pasur një moment në jetën e saj që Marixa kandidoi për kryetare bashkie dhe ajo erdhi pas vdekjes tragjike të motrës së saj.
Në vitin 2011, motra e saj kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal teksa po kandidonte për kryetare bashkie të qytetit të Moyuta.
Por në atë ditë një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona – duke përfshirë edhe motrën e saj, Mayra.
“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg të gjakut të saj”, tha Marixa për Vice News për trupin e pajetë të motrës së saj.
Vrasja e egër do të njihej si “masakra në Los Cuernos”.
Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër. Mayra kishte përfunduar mandatin e tij kur u vra.
Në vitin 2011, Marixa ndërhyri për të zëvendësuar motrën e saj në garën për kryetar bashkie, por humbi . Dhe gjërat shkuan keq e më keq për “La Patrona”, kur në vitin 2015 u dënua me 94 vite burg.
Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së saj. Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.
Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.
Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.
Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.