Ezgjan Alioski ka thënë se kualifikimi i Maqedonisë së Veriut në plejofin për Botërorin 2022, është rrjedhojë e punës së madhe që e ka bërë përfaqësuesja. Alioski shënoi golin e parë në fitoren 3:1 ndaj Islandës.
“Ne shkojmë hap pas hapi. Në ekipin përfaqësues të Maqedonisë kanë ndryshuar shumë në përgjithësi, nga stafi profesional, presidenti dhe të tjerët që punojnë. Nuk ka të bëjë vetëm me ne që dalim në fushë. Forca është në komunitetin. Kjo ka munguar 6-7 vjet më parë. Tani mendoj se jemi aty ku duhet të jemi. Çdo herë mund të jemi më të mirë, por Katari është larg. Do të jetë vështirë për ne në plejof. Por duhet të besojmë në ekipin tonë, në kualitetin që kemi. Tani na duhet përkrahje, ta kemi tifozërinë prapa”, ka thënë Alioski në konferencën për shtyp pas ndeshjes.