ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Me 28 Nëntor nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës

albnews by albnews
15 November, 2021
in Albania, Technologji
0
Rama: Me 28 Nëntor nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama po prezanton në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2020.

Një ditë pas nisjes së punimeve në tunelin e Llogarasë, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se me 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Në fjalën e tij, Rama tha se plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen.

Rama: Siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundmi rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rejat dhe të rinjtë, shërbimet dhe investimet publike. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare dhe kombëtare duke garantuar një ekuilibër mes rritjes së shpenzimeve publike dhe mbajtjes së borxhit publik në parametra të sigurtë.

1. Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë duke lehtësuar 87604 punonjës që i shtohen atyre që deri sot kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe që nuk paguajën taksë mbi pagën.

2. Përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 mijë lekë të vjetra.

3. Lehtësojmë dhe thuajse përgjysmojmë taksën mbi pagën për forcat cilësisht të kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-2 milion lekë të vjetra.

4. Rrisim pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.

5. Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.

6. Rrisim pagat me 30% për efektivët e Forcave të Armatosura.

7. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori.

8. Trefishojmë ndihmën ekonomike për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetimë nën 18 vjeç.

9. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 apo më shumë fëmijë deri 18-vjeç, rrisim 10% ndihmën ekonomike për pjesën tjetër të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.

10. Ligjërojmë pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për 2022 ndërkohë që vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje përfundimtare për rafinerinë.

11. Financojmë me 2.6 miliard lekë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3.5 miliard lekë.

12. Financojmë lindjet e reja me 2.3 miliard lekë.

13. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarët me 11.1 miliard lekë.

14.Financojmë vijimin e vaksinimit me 2.7 miliard lekë.

15. Për herë të parë fillojmë me programet kombëtare të arteve, zejeve dhe sporteve me financim të posaçëm në buxhetin e shtetit.

Reforma në drejtësi- Në 2016 filloi me një plan financiar 4.28 miliard lekë. Me buxhetin e 2022 financohet dyfish, 8.4 mld lekë. Jemi në një fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi ku vijon pastrimi i llumit që nuk ka të mbaruar dhe nga ana tjetër ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Për të gjithë ata që presin më shumë rezultate dhe më shpejt nga reforma në drejtësi dua të them se duhet dhe më shumë durim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result