9 kombëtaret evropiane që u kualifikuan në Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zvicra dhe Anglia siguruan mbëramë kualifikimin në Kampionatin Botëror, falë fitoreve të realizuara.

Zvicra fitoi 4:0 ndaj Bullgarisë dhe u kualifikua duke e dërguar Italinë në play-off.

Në anën tjetër, Anglia fitoi me rezultat të thellë 0:10 për t’u kualfifikuar tutje.

Kështu, tashmë dihen 9 kombëtaret evropian që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.

Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia, Gjermania dhe Serbia janë kualifikuar tutje, si lidere të grupeve përkatëse.

Grupi i vetëm që nuk e ka të zgjidhur ekipin që kualifikohet është grupi G. Holanda ka 20 pikë, kurse Turqia e Norvegjia nga 18.

Sot përballet Holanda me Norvegjinë.

Dy ekipet tjera jashtë Evropës që e kanë siguruar kualifikimin janë Katari, si organizator dhe Brazili nga Amerika Jugore. 

Share This Article