ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 13 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 13 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 13 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 13 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës

albnews by albnews
16 November, 2021
in Albania
0
Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një herë mund të jetë rastësi, por kur kritika dhe kundërshtia përsëriten në politikë, kjo ka të bëjë me qëndrime. Ish-ministri dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e atij që prish qetësinë dhe festën në radhët e deputetëve admirues të Ramës. Duke marrë fjalën në seancën e buxhetit në kuvend, me stil të ndryshëm por me thelb të njëjtë, Xhafaj ka përsëritur ato kritika që kryeministrit i thonë kundërshtarët e tij më të ashpër. Ai ka bërë thirrje për tansparencë përsa i përket tenderave sekretë, koncesioneve dhe prokurimeve që ka dhënë qeveria Rama.

Ish ministri i brendshëm bëri apel se “duhet ndaluar çdo formë prokurimi që shmang garën dhe konkurimin publik, qofshin PPP, koncensione apo edhe prokurime sekrete”. Ai kritikoi gjithashtu edhe mendësinë me të cilën qeveria koncepton buxhetin e ri: “Konsultimi dhe transparenca me faktorë jashtë nesh është domosdoshmëri, ky proces vazhdon të konceptohet në një rreth të mbyllur me vendimmarrje të përqëndruar, shpesh pa një proces të konsultimeve me grupet e interesit, pa përfshrje aktive të njerëzve të mençur të ekonomisë dhe financave”, hoqi vërejtjen Xhafaj.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Të gjitha këto kritika nuk ishin një rrufe e papritur në qiell të kthjellët. Më parë, me tagrin e njërit nga arkitektët e reformës socialiste në drejtësi, ai kishte kritikuar qeverinë se ende e ka lënë SPAK-un pa zyra.

Kurse në fillim të nëntorit, kur socialistët, në kundërshtim me shumë zëra kritikë, vendosën të ngrinin një komision për të ndryshuar kushtetutën në lidhje me zgjatjen e afateve për komisionete vettingut, sërish deputeti socialist i Tiranës refuzoi të bashkohej me korin e hosanave. Ai mbështeti idenë se para se të shkohet drejt ndryshimeve është e domosdoshme të bëhet një analizë për atë që nuk ka funksionuar: “Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Pse u vonua 5 vjet? Sepse nga vonesat që u krijuan në procesin e vetingut, duhet pranuar është krijuar gjithë vonesa në ngritjen e institucioneve të reja. Pra gjithë ky impass që është krijuar në sistem, lidhet me vetingun”, tha ai në mbledhjen e komisionit parlamentar në 1 nëntor

Por nga e ka fituar Fatmir Xhafaj këtë liri për të mbajtur qëndrimet që do, e cila është bërë kaq e rrallë mes rilindasve duke mbetur një atavizëm i socialistëve?

Gjithçka duket se ka lidhje me marrëdhënien e tij të ftohur dhe pothuajse inekzistente me Ramën. Kur kryeministri e shkarkoi atë nga ministria e rendit, gati fiks tre vite më parë, Xhafaj u largua me një “dorëheqje” pa motive. Por atëherë shumë media e komentuan atë si largim pas tentativës së policisë për të goditur një grupim të fortë kriminal në Durrës, ku shfaqej edhe emri i Vangjush Dakos.

Gjithësesi, që gjithçka nuk ishte zgjidhur paqësisht mes tyre, e vërtetuan edhe deklaratat e të dyve menjëherë pas ndryshimeve në qeveri. Në një takim me socialistët e Lushnjës, kryeministri Rama foli për kufizimin e lirisë kur je në një parti dhe për njerëz që i gjuajnë shtëpisë me gurë.

“Tani nuk je më i lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia” , u shpreh Rama duke iu referuar Fatmir Xhafajt.

I mllefosur me shkarkimin, Fatmir Xhafaj iu përgjigj flakë për flakë, në 27 tetor 2018 duke e shënjestruar Ramën.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, u shpreh Xhafaj.

Si dikush që hakmarrjen e konsideron një gjellë që hahet e ftohtë, kryeministri i mbajti vath në vesh këto paralajmërime. Kur erdhi momenti që ai të hartonte listat personale elektorale, ai e vuri ish ministrin e brendshëm në pjesën e listës të atyre që duhej të digjeshin.

“E shkuara me një parti politike nuk është arsye që një njeri të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo për t’iu drejtuar dikujt në lartësinë e të djeshmes. Ato nuk janë stenda për t’u vendosur vazot e antikitetit”, arsyetoi Rama në Top Story.

Numri 23 në Tiranë nuk kishte asnjë shanc të zgjidhej deputet, vetëm nëse thyente herësin dhe merrte më shumë se 13 mijë vota personale. Fatmir Xhafaj vendosi ta provojë. Ai iu drejtua me një letër të hapur socialistëve, ku evokonte se është edukuar me parimin që mos e lërë asnjë betejë ne mes: “Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar i ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira”, shkroi ai. 

Si manovrues i vjetër në kulisat politike, Xhafaj thuri një aleancë tjetër. Ai zgjodhi të radhitej përkrah Erion Veliajt me shumë para dhe influencë në lojë në fushatën e Tiranës. Pakti mes të dyve qe i lehtë: Veliaj, që po ngre një pushtet paralel me atë të Ramës, duke krijuar lidhje personale me oligarkët, mediat dhe në organet e drejtësisë, i duhej influenca e Xhafajt tek këto të fundit. Ish ministrit të brendshëm i duhej mandati i deputetit.

Në 25 prill Fatmir Xhafaj, me mbi 16.000 vota, qe i vetmi që bashkë me djalin e Qifes, arritën ta thyejnë listën e hartuar nga Rama. 

Që nga ky moment, falë mbështetjes që gëzon tek ata që ende kanë nostalgji për Partinë Socialiste të dikurshme dhe falë aleancës që thurri me Veliajn, Fatmir Xhafaj, nuk i detyrohet më asgjë Ramës për qenien e tij në parlament. Ai e fitoi falë zotësisë së tij atë liri të cilën kryeministri kërkonte t’ia pengonte, duke e cilësuar si njeriun që po godet shtëpinë e vet me gur.

Pas kësaj, ish ministri i brendshëm i përdor si do vetë gurët që ka në dorë. Prandaj ne po e dëgjojmë shpesh e më shpesh të jetë kritik ndaj mënyrës si hartohet buxheti, tenderave sekretë dhe PPP-ve jo transparente, madje madje edhe kundër zgjatjes së afatit për komisionerët e vetingut. 

©Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result