Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar në afërsi të qytetit të Kukësit në Shqipëri. Lëkundjet u regjistruan në orën 17:37 me një thellësi prej 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 19 km nga Fushë Arrëzi dhe 26 km nga Kukësi.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.