Kompania farmaceutike amerikane ‘Pfizer’, që prodhoi një nga vaksinat më të përdorura kundër koronavirusit, ka rënë dakord të licencojë kompanitë për të krijuar versione gjenerike të një ilaçi të krijuar për të minimizuar efektin e sëmundjes, sipas një njoftimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë-OKB.
Një ekip i quajtur ‘Medicines Patent Pool’ do të vendosë se cilat kompani do të jenë pjesë e programit, sipas ‘Unitaid’, një agjenci e OKB-së e krijuar fillimisht për të ndihmuar në gjetjen e linjave më të lira të furnizimit me ilaçe kundër HIV/AIDS, malaries dhe tuberkulozit për vendet e varfra.
Ilaçi që do të licencohet aktualisht njihet si PF-07321332 dhe ndihmon në uljen numrit të rasteve me Covid-19. Testimi i fazës 3 në fillim të këtij muaji tashmë ka qenë premtues.
Licencat u japin të drejtën për të prodhuar ilaçin prodhuesve në 95 vende. Nuk dihet ende se sa do të kushtojë versioni gjenerik apo cila do të jetë diferenca në çmim mes versionit të shpërndarë nga ‘Pfizer’ dhe atij gjenerik.