Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Brexit, tregtinë dhe problemet ekonomike, njoftoi kabineti i Johnson.
“Kryeministri bisedoi sot me presidentin Trump për problemet e përgjithshme ekonomike dhe tregtinë, dhe kryeministri e informoi presidentin për Brexit “, thuhet në deklaratë.
Trump dhe Johnson kishin raporte të mira edhe para se ky i fundit të emërohej në postin e kryeministrit.