Presidenti Meta bën homazhe në Prekaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vazhduar vizitën në Kosovë, duke bërë homazhe në para heronjve e të rënëve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Atje ai është pritur nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Jashari ka shkruar në Facebook se në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit kanë pritur në Prekaz, presidentin Meta, të cilin e kanë shoqëruar gjatë homazheve.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari. Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë! Bashkë për historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Share This Article