Pas vendimit për të marrë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kreu i PD-së me 4446 vota nga delegatët demokratët, Berisha tha në një prononcim për mediat se nuk do që të flasë për Bashën sot sepse është i rrethuar nga batalioni i Ramës.
Berisha shtoi se në seli do të shkojë kur ta vendosë në një moment të dytë dhe se ajo nuk është seli e pengjeve, edhe pse mbrohet nga Rama.
“Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës”, tha Berisha.
Berisha i ka kërkuar kreut të qeverisë të heq dorë nga përpjekjet për të t’i garantuar mbrojtje për mbijetesë pengut Basha.
“Edi Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti”, tha ai.