ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 33 minutes ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 34 minutes ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 36 minutes ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 3 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dosja Kavala/“Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit

albnews by albnews
12 December, 2021
in Albania, Bota
0
Dosja Kavala/“Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse për një pjesë të madhe të publikut në Shqipëri, Kryeministri Rama është një vasal i bindur i presidentit Erdogan dhe multimiliarderit Xhorxh Soros, nganjëherë edhe atij i bie fati i keq që të gjendet mes dy zjarresh. Kështu ka ndodhur këtë fillim dhjetori, kur Shqipërisë i është dashur të mbajë krah në një përplasje mes Turqisë dhe vendeve të Europës perendimore, në Strasburg, në Këshillin e Europës. Ajo që ishte në loje qe votimi i një rezolute për dënimin e burgosjes së opozitarit ndaj regjimit të Erdoganit, Osman Kavala. Kavala, 64 vjeç, një nga mbështetësit e krijimit të Fondacionit Soros në Turqi, akuzohet për financimin e protestave të parkut Gezi në vitin 2013 dhe se ka ndihmuar në orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti tre vjet më vonë. Por Gjykata Europiane për të Drejtat e njeriut e ka konsideruar të pa drejtë mbajtjen e tij në burg dhe shumë shtete si SHBA, Britania dhe vendet të BE i kanë kërkuar Turqisë lirimin e tij. Kjo çështje shkaktoi një krizë të vërtetë diplomatike në tetor të këtij viti. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi dëbimin “sa më të shpejtë” të dhjetë ambasadorëve, përfshirë ata të Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Të gjithë kishin kërkuar lirimin e kundërshtarit Osman Kavala.

Nga mëngjesi në mbrëmje ata (diplomatët) përsërisin: Kavala, Kavala… Por ai për të cilin po flisni, Kavala, është agjenti i Soros në Turqi,” tha Rexhep Tajip Erdogan, i cili e quan kundërshtarin e tij si “Sorosi i kuq”, që mbështet kurdët dhe dëndon genocidin kundër armenëve.

RelatedPosts

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Pikërisht çështja e opozitarit turk të burgosur u shqyrtua në 3 dhjetor në Këshillin e Europës, ku Shqipëria është anëtare. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës hartoi një rezolutë ku e kërcënonte me sanksione Turqinë nëse vazhdonte të moszbatonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në lidhje me burgosjen e biznesmenit dhe liderit të shoqërisë civile, Osman Kavala.

Shumica e vendeve të KiE votoi pro këtij teksti. Kundër tij votuan vetëm Turqia, Azerbaxhani dhe Hungaria, qëndrimi i liderit të së cilës, Orban, kundër Xhorxh Sorosit dhe atyre që e mbështesin është i njohur. Interesante ishte vota e Shqipërisë. Ashtu sikurse shihet në tabelën më poshtë, vota jonë u rendit me vendet që abstenuan si Rusia, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, dhe Ukraina. Burime të konfirmuara të Lapsi.al bëjnë me dije se ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Albana Dautllari, është porositur direkt nga eprorët e saj në Tiranë për këtë qëndrim.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet se për administratën e Edi Ramës abstenimi ka qenë zgjidhja më e lehtë për të marrë anë mes Erdoganit dhe Sorosit. 

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por gjithësesi duket se edhe në këtë rast, ashtu si për votimin pro Palestinës dhe kundër Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, prioritet ka pasur “vëllai Taip”. Shqipëria është ndarë nga shumica e 35 shteteve ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia etj që votuan kundër burgosjeve politike të regjimit të Erdoganit.

©Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result