ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 12 minutes ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 13 minutes ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 15 minutes ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 3 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pas kallëzimit në SPAK, reagon Berisha: Opozita nuk është as vulë as bravë!

albnews by albnews
13 December, 2021
in Albania
0
Berisha: Basha kufomë politike, do të shkoj në selinë e PD-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas denoncimit në SPAK të 5 mbështetësve të tij në përballjen me Lulzim Bashën për falsifikim.

Berisha thotë se ky vendim për të denoncuar në SPAK 5 demokratë është marrë me këshillën dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Basha është i pashpresë dhe ka prekur fundin e tij politik dhe moral. Berisha thekson se Shqipëria nuk meriton një opozitë fasadë.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK për falsifikimin e vulës së PD deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe
Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

POSTIMI I PLOTË:


Opozita nuk është as vulë as bravë!
I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota në Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit të tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokratëve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!
Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.
Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!
Është i pashpresë!
Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!
Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.
Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.
Ftojmë të gjithë demokratët të punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!
Komisioni për Rithemelimin e PD-së

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result